AlbanianSport.com 27/03/2019 17:10
ASNN – Peshëngritësi 27-vjeçar optimist për paraqitjen në Gjeorgji, pret një sfidë të fortë kontinentale. Krenar Shoraj është njëri nga 5 sportistët e përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që do të mbahet në 10-ditëshin e parë të prillit në Batumi të Gjeorgjisë.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai shprehet optimist për një paraqitje pozitive në Evropian. 27-vjeçari është i ndërgjegjshëm për sfidën me të cilën do të përballet në këtë veprimtari kontinentale.
Përveç Shorajt, në Evropianin e Gjeorgjisë do të marrë pjesë edhe Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Endri Karina. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.