AlbanianSport.com 16/09/2019 20:15
ASNN – Shtangisti shkodran dhe trajneri i tij përvijojnë synimet për veprimtarinë madhore ndërkombëtare. Fillimisht pikët olimpike dhe kualifikimi për në Olimpiadë, pastaj, pse jo, të synohet edhe podiumi. Ky është synimi i medalistit të bronztë të botës, Erkand Qerimaj, i cili është pjesë e delegacionit kuqezi në Botërorin e shtangës.
Por, si për sportistin, ashtu edhe për trajnerin e tij, Zef Kovaçi, misioni për të siguruar podiumin është i vështirë. Shqipëria ka shkuar në Botërorin e Tajlandës me 4 sportistët e saj më në formë të momentit dhe, për njërin prej tyre, Erkand Qerimajn, synimet janë të qarta.
Edhe për trajnerin e Qerimajt, Zef Kovaçi, misioni për të siguruar podiumin është i vështirë. Si për trajnerin veteran, ashtu edhe për vetë sportistin, e rëndësishme është që në Tajlandë është shkuar pa probleme fizike, ndërsa fatin e garës do ta vendosë vetë dita e saj.
Përveç Qerimajt, delegacioni shqiptar përbëhet edhe nga Briken Calja, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj, ndërsa Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur do të zhvillohet në Tajlandë nga data 18, deri më 27 shtator 2019 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.