AlbanianSport.com 12/02/2019 16:10
ASNN – Peshëngritësi shkodran flet për Rrjetin e RTSH-së, synon podiumin në Evropianin e Gjeorgjisë. Erkand Qerimajt i është akorduar ditët e fundit medalja e bronztë në shkëputje, pasi fituesi i kësaj medaljeje, rumuni Kaptari, ka rezultuar pozitiv për doping.
Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Qerimaj thotë se kjo medalje nuk ishte e papritur, por ishte ajo që mungonte në koleksionin e pasur të tij. Shkodrani e ka hedhur vështrimin drejt Evropianit të Gjeorgjisë, ku synimet mbeten të larta. Medalja e bronztë në Botërorin e Ahaneimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe pse me 13 muaj vonesë, ishte ajo që mungonte në koleksionin e pasur të tij.
Por, për Erkand Qerimaj, kjo medalje nuk ishte e papritur. Qerimaj e shikon këtë medalje edhe si një ogur të mirë për një faqe të re të peshëngritjes shqiptare pas disa vitesh të turbullta. Shkodrani e ka hedhur vështrimin drejt Evropianit të Gjeorgjisë, ku synimet mbeten të larta.
Megjithatë, për 30-vjeçarin, fillimisht po mendohet për Kupën e Shqipërisë. Kupa e Shqipërisë në peshëngritje për të rritur zhvillohet më 28 shkurt 2019.