AlbanianSport.com 19/11/2019 20:55
ASNN – Lektori hungarez, Feher, sqaron pritshmëritë dhe përfitimet e këtij kursi teoriko-praktik. Ka nisur të martën në Tiranë Kursi Teknik për Trajnerët e Peshëngritjes, i organizuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes me mbështetjen e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Ky kurs do të drejtohet nga lektori i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tamash Feher, i cili nuk është i panjohur për shtangën shqiptare.
“Mendoj se di shumë, sepse kam që nga 1974-ra që merrem me këtë sport dhe i kam ndjekur veprimtaritë ndërkombëtare, – ka vijuar ai. – Po kështu kam thuajse 30 vjet që shërbej si drejtues, trajner dhe lektor, prandaj i di faktet kryesore për peshëngritjen shqiptare. Kam qenë këtu në Shqipëri në 2008-tën, për Evropianin e të Rinjve, por kam edhe një mik të jashtëzakonshëm si Pirro Dhima, me të cilin kam punuar së fundmi për një vit në Kolorado të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”
“Me pak fjalë, i njohur ulje-ngritjet e peshëngritjes shqiptare dhe jam këtë që të jam ndihmesën time në aspektin teknik”, – ka shtuar hungarezi, i cili, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ka sqaruar edhe përmbajtjen e këtij kursi. “Kam përgatitur një material të veçantë për këtë kurs teknik, për metodologjinë bazë të stërvitjes dhe përgatitjes së sportistëve elitarë, duke përfshirë disa tema të që ndërthurin teorinë me praktikën.”
“Ka shumë materiale, sepse ky proves është njëlloj si të ndërtosh një shtëpi dhe, shpresoj që, në përfundim të këtij kursi teknik, pjesëmarrësit në të do të kenë përfituar shumë informacione të dobishme”, – ka përfunduar ai. Për Sekretarin e KOKSH-it, Stavri Bello, të tilla kurse janë të dobishme për trajnerët shqiptarë. Kursi Teknik për trajnerët e peshëngritjes që po zhvillohet në mjediset e Parkut Olimpik të Tiranës mbyllet në fundjavë.