(Video) Peshëngritje / Krenar Shoraj, i bronztë në Evropianin e Batumit

Share Button

AlbanianSport.com 12/04/2019 12:05

ASNN – Peshëngritësi kuqezi ngjitet në podium në stilin e shtytjes, Shqipëria, 5 medalje me 4 sportistë. Në Gjeorgji po zhvillohet Kampionati Evropian i Peshëngritjes për Të Rritur dhe, pas medaljes së bronztë, të fituar të mërkurën nga Erkand Qerimaj, por edhe 3 medaljeve të fituar nga Briken Calja të martën, Shqipëria ka marrë një tjetër medalje.  Ka qenë Krenar Shoraj ai që ka arritur të rrëmbejë një medalje të bronztë, në kategorinë së peshës trupore deri në 89 kg.

Krenar Shoraj ka qenë sportisti i radhës që ka konkurruar për Shqipërinë në Evropianin e Peshëngritjes, që po mbahet në Batumi të Gjeorgjisë dhe ai ka arritur të rrëmbejë një medalje të bronztë. Në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 89 kg, e cila u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në kanalin RTSH Sport, shtangisti shqiptar ka bërë vetëm dy prova të sakta, nga 6 të mundshme, por kjo i ka mjaftuar për t’u ngjitur edhe ai në podium.

Në stilin e shkëputjes, 27-vjeçari ka ngritur 155 kg me sukses në provën e parë, por ka vijuar t’i djegë dy provat e tjera, përkatësisht të dytën me 160 dhe të 3-tën me 161 kg. Kjo ka bërë që ai të radhitet i 8-ti në këtë stil, ndërsa stili i shtytjes ka rezultuar më i frytshëm për sportistin kuqezi. Ai ka ngritur me sukses 195 kg në provën e parë, ndërsa ka vijuar t’i shkojë dëm dy provat e tjera, përkatësisht të dytën me 200 dhe të 3-tën me 201 kg.

Megjithatë, edhe falë dështimeve të rivalëve në këtë stil, ai ia ka dalë të renditet i 3-ti në këtë stil dhe të ngjitet në podium. Medalja e tij i shtohet asaj të bronztës tjetër të fituar nga Erkand Qerimaj, por edhe 3 medaljeve të fituar nga Briken Calja. Kështu pra, me 5 medalje, një të artë, 2 të argjendta dhe dy të bronzta, Shqipëria renditet e 12-ta në këtë Evropian.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh