AlbanianSport.com 15/09/2019 17:30
ASNN – Kuqezinjtë, optimistë për një paraqitje të mirë, flet për RTSH-në kryetrajneri Bishanaku. Delegacioni shqiptar është nisur të dielën për në Tajlandë, atje ku do të mbahet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur dhe, kryetrajneri i Kombëtares, Sokol Bishanaku, mund të marrë frymë i lehtësuar nga fakti se 4 sportistët gëzojnë formë të plotë fizike.
Duke folur posaçërisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri rrëfen edhe përgatitjet dhe pritshmëritë e kuqezinjve në këtë Botëror. Shqipëria shkon në Botërorin e Tajlandës me 4 sportistët e saj më në formë të momentit, Briken Caljen, Erkand Qerimajn, Daniel Godellin dhe Krenar Shorajn, por trajneri Bishanaku është i ndërgjegshëm për sfidën që e pret në këtë veprimtari.
Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur do të zhvillohet në Tajlandë nga data 18, deri më 27 shtator 2019 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.