AlbanianSport.com 15/01/2020 16:55
ASNN – Peshëngritësja 28-vjeçare flet pas dënimit dyvjeçar, synon rezultat të mirë në Evropianin e prillit. Ka vuajtur një dënim dyvjeçar për shkak të rezultimit pozitiv për përdorim të substancave të ndaluara, në rastin e saj, klenbuterol, por, duke folur nga Greqia posaçrisht për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Evangjeli Veli thotë se mezi po pret të ringjitet në pedanë.
Dhe prova e e shtangistes që është larguar me familjen e saj që në moshën 5-vjeçare nga Saranda për në Greqi, do të jetë Kupa e Shqipërisë për Të Rritur. Natyrisht, synimi madhor i 28-vjeçares është Evropiani i prillit, ku ajo sidoqoftë pret një betejë të fortë. Veli u renditet e 8-ta në Olimpiadën e 2016-ës në Rio, ndërsa në Evropianin e atij viti dhe në atë të një viti më pas, shtangistja e kategorisë së peshës trupore deri në 53 kg u rendit përkatësisht në vendin e 5-të dhe në atë të 4-t.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: