AlbanianSport.com 26/03/2019 10:40
ASNN – Peshëngritësi shkodran flet pas marrjes së medaljes së bronztë të Botërorit, synon Evropianin e Gjeorgjisë.
Medalja e bronztë e fituar para 13 muajsh në Botërorin e Ahaneimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më në fund është varur në qafën e tij dhe Erkand Qerimaj nuk e fsheh kënaqësinë.
Por, për shkodranin nuk ka kohë për të humbur dhe ai e ka hedhur vështrimin drejt Evropianit të Gjeorgjisë, ku synimet mbeten të larta.
30-vjeçari mendon se Shqipëria e ka kapërcyer tanimë periudhën e turbullt disavjeçare dhe do t’u kthehet medaljeve.
Evropiani i shtangës do të zhvillohet në 10-ditëshin e parë të prillit në Batumi të Gjeorgjisë.