AlbanianSport.com 08/01/2018 09:45
ASNN – Është renditur midis 6 më të mirëve të botës në peshëngritje, por, për më tepër, thuajse e ka siguruar vendin në Olimpiadën e pas dy viteve në Tokio. Briken Calja është i kënaqur me atë që ka arritur, por, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ai bën apel për më shumë mbështetje.
Ai është renditur i 6-ti në kategorinë e tij të peshës trupore në Botërorin dhe Briken Calja është i kënaqur me atë që ka arritur. Por për peshëngritësin shqiptar, nuk ka qenë aspak e lehtë ajo që është arritur. Por Calja nuk është shumë optimist sa i përket përgatitjeve për Olimpiadën e 2020-ës.
28-vjeçari bën edhe një herë apel për shpërblimin e munguar të Evropianit.