AlbanianSport.com 25/02/2018 15:45
ASNN – “Është koha që të vihen pikat mbi “i” në peshëngritjen shqiptare, që ajo të dalë një herë e mirë nga qerthulli famëkeq i 5 viteve të fundit”. Ky apeli që bën njëri nga trajnerët më të njohur të shtangës, Hektor Shaqiri, i cili sidoqoftë beson tek sportistët përtej vështirësive në prag të Evropianit të Bukureshtit.
Ai është një nga trajnerët më të njohur të shtangës dhe ka përjetuar mjaft në jetën e tij, por gjendja aktuale e peshëngritjes shqiptare e ka trishtuar pa masë. Për Hektor Shaqirin, është koha që të vihen pikat mbi “i”. Duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, trajneri veteran beson tek sportistët përtej vështirësive.
Shqipëria do të marrë pjesë me 7 sportistë, 6 meshkuj dhe një femër, në Evropianin e Të Rriturve, që supozohej të mbahej në Tiranë, por do të zhvillohet në fund të marsit në Bukuresht. Klikoni videon e mëposhtme për të ndjekur intervistën e plotë me trajnerin Hektor Shaqiri.