(Video) / Partizani, sonte ndaj Sllovan Bratisllavës për “aktin e parë”

Share Button

Partizani

AlbanianSport.com 28.06.2016 14:25

ASNN – Në kuadër të turit të parë eliminator të Ligës së Evropës, Partizani përballet me Sllovan Bratisllavën, skuadrën që, ashtu sikundër të kuqtë kryeqytetas, e mbylli sezonin e shkuar të kampionatit sllovak në vendin e dytë të renditjes. Takimi i parë i këtij çifti, që do të luhet të martën në Stadiumin “Elbasan Arena”, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 18:00.

Nënkampionia e Shqipërisë, Partizani, do të zbresë sonte në fushën e blertë të stadiumit “Elbasan Arena”, në takimin e vlefshëm   për turin të parë eliminator të Ligës së Evropës. Të kuqtë kryeqytetas do të kenë përballë nënkampionen e Sllovakisë, Sllovanin e Bratisllavës, një skuadër kjo që drejtohet nga trajneri qipriot, Niki Papavasiliu.

Duke folur për mediat para ndeshjes, Papavasiliu ka pohuar se ka kujtime të këndshme nga stadiumi i Elbasanit, pasi në vitin 1989 ka luajtur me OFI Kretë për Kupën Ballkanike.  “Ne barazuam në atë takim në shifrat 1-1 dhe në fund kaluam në finale, të cilën e fituam”, – ka thënë ai, duke vijuar: “Pra, kam kujtime të këndshme nga Shqipëria si lojtar dhe do të jem i kënaqur edhe tani nëse e përsëris atë sukses duke fituar si trajner.”

Megjithatë, trajneri i Sllovan Bratisllavës e shikon të vështirë takimin e parë, duke e vlerësuar Partizanin si një kundërshtar të vështirë. Nga ana tjetër, sipas drejtuesve të Partizanit, Sllovan Bratisllava është një kundërshtar i fortë, por jo i pakalueshëm. Për arsye të prishjes s Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, ndeshja e sotme do të luhet në Elbasan. Megjithatë, për trajnerin e përkohshëm, Sulejman Starova, zhvendosja e ndeshjes nga kryeqyteti në Elbasan nuk pritet të ndikojë tek tifozeria.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh