AlbanianSport.com 19/01/2024 21:05
ASNN – Në atë që rezultoi të ishte ndeshja e fundit e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, teksa sfida tjetër e mbrëmjes, Skënderbeu-Dinamo nuk u zhvillua për shkak kushteve të motit, Laçi ka arritur të fitojë ndaj Partizanit me një përmbysje fantastike me shifrat 2-1, sfidë e luajtur në kryeqytet në Stadiumin “Arenën e Demave”. Në fakt, pjesa e parë ka folur për të kuqtë e trajnerit Orges Shehit, ku Partizani shënoi edhe golin e epërsisë.
Në minutën e 13-të, ishte Mensah që fiton duelin ajror me mbrojtjen kurbinase dhe, me një goditje me kokë, e dërgoi topin në rrjetë. Të kuqtë dominuan ndeshjen që në start duke kërkuar portën dhe duke gjetur golin me Mensah shumë shpejt, Por më pas nisi një seri rastesh të humbura me të kuqtë që nuk ia dolën që ta përmbyllnin sfidën, duke krijuar një epërsi të shëndoshë. Dhe pjesa e dytë ishte si ana tjetër e monedhës, pasi është Laçi që mori frenat e lojës në dorë dhe ishte këmbëngulës për të shënuar.
Pas rënies të ritmit të lojës së Partizanit, Laçi rriti trysninë duke kërkuar me ngulm golin. Kurbinasit ia arritën kësaj në minutën e 83-të, ku Sobuejll barazoi rezultatin. Barazimi i Sobouejllit shtoi euforinë te kurbinasit të cilët nuk u ndalën dhe kërkuan e gjetën fitoren me golin e Tresës në shtesë, duke marrë 3 pikë shumë të rëndësishme në këtë ndeshje në fushë të huaj. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, Tresa arriti të shënonte golin e fitores për kurbinasit në minutën e 96-të.