(Video) Partizani / Një koreano-verior, “pezull” tek të kuqtë kryeqytetas

Share Button

AlbanianSport.com 22/08/2018 14:25

ASNN – Një futbollist i përfaqësueses koreano-veriore është prej ditësh në provë tek Partizani, por ende nuk është vendosur nëse ai do të firmosë me të kuqtë e kryeqytetit.  Mesfushori 26-vjeçar So Hjon Uk ka luajtur 33 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, duke shënuar dy gola.  Duket se vetë ai apo e ardhmja e tij është po aq misterioze sa vendi nga i cili vjen.

Bëhet fjalë për futbollistin aziatik, So Hjon-Uk, i cili ka mbërritur  që prej 15 gushtit 2018 në kryeqytetin shqiptar, por ende nuk ka një finalizim zyrtar nëse ai do të firmosë me klubin e kryeqytetit shqiptar apo do të kthehet prej andej nga ka ardhur. Mesfushori 26-vjeçar ka luajtur 33 ndeshje me përfaqësuesen e vendit të tij, Koresë së Veriut, duke shënuar dy gola.

Megjithatë, sipas statistikave, në dy sezonet e fundit në kampionatin e futbollit në Bosnjë-Hercegovinë, ai ka luajtur 17 ndeshje nga afro 60 të mundshmet, pra gjithsej 884 minuta. E duket se kjo i ka bërë drejtuesit e Partizanit të hezitojnë për të nënshkruar me të. Në fakt, burime zyrtare pranë klubit të kuq kanë pohuar për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar se futbollisti koreanoverior është prej një jave tashmë në kryeqytetin shqiptar.

Ai është duke u vëzhguar gjatë procesit stërvitor nga trajneri Skënder Gega dhe stafi i tij teknik. Megjithatë, të njëjtat burime kanë sqaruar se ende nuk ka një vendim përsa i përket të ardhmes së tij me Partizanin. “As trajneri Gega e as drejtuesit e klubit nuk kanë marrë ende një vendim me futbollistin në fjalë, por duhet të presim, pasi ka ende kohë deri më 31 gusht 2018, kur mbyllet edhe afati i transferimeve të lojtaërve”, – sqaruan burimet pranë klubit të Partizanit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh