AlbanianSport.com 09/01/2024 19:50
ASNN – Të kuqtë fitojnë me përmbysje, 3-1, në miqësoren me rumunët e Universitateas së Kluzhit. Partizanit ka marrë fitoren e parë në këtë fazë stërvitore në Turqi, pasi pak ditë më parë ishte ndarë me një barazim 1-1 me holandezët e Volendamit. Të martën, skuadra kryeqytetasi i ka dhuruar trajnerit të ri, Orges Shehin, fitoren e parë në stolin e kuq, pasi ka ngadhënjyer me përmbysje në miqësoren e dytë turke, duke mposhtur 3-1 Universitatean e Kluzhit.
Partizani i ka dhuruar trajnerit të ri, Orges Shehin, fitoren e parë në stolin e kuq, pasi ka ngadhënjyer me përmbysje në miqësoren e dytë turke, duke mposhtur 3-1 Universitatean e Kluzhit. Të kuqtë erdhën në përballjen e së martës pasi kishin ndërruar më herët kundërshtar, teksa fillimisht ishte deklaruar se kampionia në fuqi e Shqipërisë do të përballej me azerët e Njeftçit të Bakusë, por më pas u zyrtarizua miqësorja me rumunët.
Takimi i zhvilluar në Antalja të Turqisë ka parë vendasit ta mbyllin pjesën e parë në epërsi minimale, pasi gabimi i portierit Pano Qirko, i dhuron Popës mundësi të realizojë në minutën e 29-të. Por pjesa e dytë ka sjellë përmbysjen e të kuqve, pasi 11-metërshi i saktë i Carës në minutat e para, është pasuar nga goli i dytë, i realizuar nga Sembene në minutën e 67-të, ndërsa fitorja e Partizanit me shifrat 3-1 u vulos 6 minuta më pas nga Maget.
Të kuqtë marrin kështu fitoren e parë në këtë fazë stërvitore në Turqi, pasi pak ditë më parë ishin ndarë me një barazim 1-1 me holandezët e Volendamit.