(Video) Partizani / Gega “thumbon” rivalët: Sezonin e nisëm njëlloj, ne, tani +7!

Share Button

AlbanianSport.com 22/02/2019 12:55

ASNN – Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli të premten në konferencë për shtyp, ku shpalosi objektivat e skuadrës së kuqe në prag të duelit me Flamurtarin, takim që luhet ditën e shtunë në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Në këtë ndeshje “demat” do të kërkojnë medoemos tri pikët, si objektiv madhor dhe i vetëm, por e dinë që do të jetë shumë e vështirë dhe këtë e pranoi dhe vetë Gega. Për më tepër, Partizani vjen pas një humbjeje në Kurbin ndaj Laçit dhe i duhet të reflektojë sa nuk është vonë.

“Çdo ndeshje e lehtë merret vesh pas 90-minutëshit, – u shpreh trajneri Gega. – Flamurtari ka kualitet dhe jemi në gjendje optimale përveç Hysenit. Rexhepi është rikthyer dhe do të shohim. Në fakt, para Laçit ekipi i është përgjigjur punës së mirë por pasqyra e ndeshjes ishte ndryshe. Ekipi punon dhe jam komod që punoj me këtë grup pasi është grup që e njeh përgjegjësinë. Java ishte e mirë dhe i marrim gjërat në detaje dhe i shohim ku nuk funksionuan. Duhet të bëjmë gjërat më mirë.”

Më pas vjen komenti i trajnerit për rivalët dhe distancën e krijuar me ndjekësit në renditjen e Kategorisë Superiore. “Kur ka filluar kampionati, nuk kemi qenë 7 apo 8 pikë dhe kanë pasur përgjegjësi për të dhënë maksimumin, – vijoi trajneri i skuadrës së kuqe. – Ata e dinë që duhet dhënë dhe do e bëjnë por nuk kanë presion as nga unë dhe as nga klubi. Të jem i sinqertë në Laç shkuam shumë optimist dhe shkuam me besim për t’ia dalë por jo çdo gjë është absolute. Gjatë 90 minutave mund të ketë pjesë jo të mira si në derbi apo edhe me Kastriotin. Nuk ka ndeshje perfekte, por këta janë me këmbë në tokë dhe profesionistë.”

“Nuk kemi qëllim ta kthejmë në traditë humbjen por duhet të kthehemi. Kemi edhe 14 ndeshje dhe rrugë shumë të gjatë. Në javët e para është pyetur për trofe por do t’ia lëmë kohës dhe do të marrim çdo ndeshje një nga një. Kukësi e Teuta nuk kanë luajtur kundër nesh dhe jemi në situatë të barabartë. Kemi ndeshje direkte dhe do t’i marrim një nga një”, shtoi më tej trajneri i Partizanit.

Më pas vjen komenti i trajnerit kryesues të kampionatit pas deklaratave të presidentit të Kukësit, Safet Gjici. “Unë asnjëherë nuk jam marrë dhe kur është pyetur për Gjicin kam thënë se është e drejta e tyre dhe asnjë futbollist apo drejtues nuk është marrë. Kemi bërë koment për atë që është thënë për ne dhe me gjithë respektin për Gjicin, nuk merrem fare me asnjë”, – theksoi Gega. Në konferencën e sotme për shtyp nuk mungoi as komenti i Gegës për ngjarjet e largimit të lojtarëve nga skuadra e Flamurtarit, rivalit të Partizanit në kuadër të javës së 23-të.

“Është e drejtë dhe normale që një ekip profesionist mos të ndikohet dhe të vlerësojë çdo gjë dhe kanë ikur, – tha Gega, – por mund të ketë të tjerë me dëshirë më të madhe dhe futbolli është i paparashikuar. Çdo lojtar do ta konsiderojmë titullar dhe të njëjtë. Nuk besoj se do të ketë ndryshime në mënyrën si luhet. Është e vështirë të ndryshohet modeli dhe do t’i shohim sot e nesër. Do të mundohemi t’i studiojmë në detaje.” Në fund, Gega komentoi disa ndryshime në formacionin e skuadrës së tij dhe zgjedhje të bëra nga nevojat taktike.

“E provuam dhe me Idrizin dhe Ibrahimin ishte zgjidhje por jo çdo gjë që ne e zgjidhim është perfekte. Ndonjëherë do të fillohet me Idrizin apo tjetrin, por edhe para do të ketë ndryshime. Jo çdo ndërrim merr fruta pasi ka rastisur që ndërrimet kanë qenë të goditura e herë të tjera jo. Nuk i vihet përgjegjësi ndërrimeve, pasi kanë luajtur 15 minuta”, – përfundoi tekniku i Partizanit, Skënder Gega. Ndeshja midis të kuqve kryeqytetas dhe Flamjurtarit të Vlorës do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në Stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh