(Video) Partizani / Gega flet para Kukësin: Është momenti ynë, ta shfrytëzojmë!

Share Button

AlbanianSport.com 12/12/2018 13:50

ASNN – Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli të mërkurën në një konferencë për shtyp, ku shpalosi objektivat e skuadrës së kuqe në prag të duelit me Kukësin, një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, sepse përballen di rivalët direkt për titullin. Natyrisht, sezoni është ende i gjatë dhe Gega e di që fatet e titullit nuk vendosen direkt në këtë takim, por një fitore e të kuqve do të thellonte më tej diferencën dhe do të sillte një epërsi të pakrahasueshme të Partizanit në rrugëtimin e tij drejt titullit. Për më tepër, një fitore me Kukësin do ta shpallte Partizanin automatikisht “kampion dimri”.

Në fillim trajneri Gega e nisi komentin e tij me mungesën e një prej lojtarëve të rëndësishëm, siç është rasti i Jasir Asamit. “Çdo mungesë rëndon, – u shpreh Gega në konferencën e zakonshme për shtyp para duelit të së premtes ndaj Kukësit, – Asani është i ri por këtë vit është në rrugën e duhur. Nuk është absolut perfekt pasi të gjithë gabojmë, por ai është një nga pikat që ka dhënë maksimumin.” Në lidhje me duelin e fundjavës ndaj verilindorëve, Gega tha se skuadra e tij duhet të bënte detyrën ndaj Kukësit.

Për të, tani është momenti i të kuqve që të thellonin këtë diferencë që kanë aktualisht në renditje. “Ndeshja e radhës është e vështirë, – vijoi Gega në qëndrimin e tij, – Teuta iku dhe kemi marrë 4 pikë. Do ta analizojmë dhe do të shohim nga Kukësi tani. Kukësi i ka meritat se çfarë ka bërë dhe e di që është ekip i vështirë. Ne jemi kryesues dhe e dimë forcën tonë. Do të mundohemi të bëjmë atë që ne dimë të bëjmë më mirë. Jemi përgatitur për Kukësin dhe çdo ekip në shtëpi. Unë si trajner nuk mund të caktoj që do hyjmë për barazim dhe se nëse luajmë në një mënyrë e marrim.”

“Ne hyjmë për të marrë maksimumin, – ka theksuar ai.  Fitorja e barazimi nuk vendosen në konferencë shtypi”, shtoi tekniku i të kuqve kryeqytetas.” Nuk mund të mungonte në këtë konferencë shtypi qëndrimi i Gegës për mundësinë e rinovimit me klubin e Partizanit, pasi në shtypin e shkruar sportive flitej për mundësinë e një zgjatjeje të kontratës “Unë jam gjithë kohës në punë, – u përgjigj trajneri tropojan, – marrëveshja jonë ka qenë mes familjes dhe kur erdha nuk erdha për të qëndruar 5 vjet apo shumë vit, por për të kontribuuar dhe për të treguar që mund të bëjmë mirë.”

“Jam i kënaqur dhe jam krenar për futbollistët që kam dhe për atë që është dhënë në fushë, – ka vijuar ai. – Kur të vijë momenti gjithçka do të zgjidhet. Kukësi dhe Gjirokastra janë dy javë të rëndësishme dhe në fund do të diskutojmë. Nuk kemi dëshirë të largojmë por të forcojmë grupin. Nuk duam të largojmë njeri që nuk e meriton por as të afrojmë nga ata që nuk e meritojnë. Klubi nuk do të kursehet që grupi të jetë më i fortë.” Dy fjalë dhe për “thumbat” e Dervishit. “Unë klubin e kam pasur para Dervishit dhe e di forcën e Partizanit”, – tha trajneri i “Demave të kuq”.

“Secili e di pozicionin e vet. Jam trajner i parë i Partizanit me ato që punoj, – vijoi ai. Nuk e ndaj kontributin tim veç por me çdo njeri. Nëse dikush e koncepton se është meritë e tij, është mendimi i tij.” S’kishte si t mungonte në këtë konferencë edhe çështja “Hila”, pasi dihet që trajner ka pasur përplasje me futbollistin. “ Janë shumë biseda dhe në pushim të ndeshjes, – vijon trajneri i kuq tregimin e tij për këtë rast, –  që nuk thuhen në konferencë. Asgjë që dëmton ekipin nuk është e mirë dhe nuk e mbështes. Hila është lojtar i mirë dhe me ego.”

“Ai e do fanellën dhe është i ndërgjegjshëm, – theksoi Gega. – Se kush i ra, u pa dhe u diskutua, por nuk kthehem mbrapsht.” Në fund, për trajnerin e Partizanit ka vend vazhdimisht për tifozët, që ai u jep hapësirë më shumë se të tjerëve. “Do të jetë një ndeshje e qetë ku do të dëgjohen të folurat e trajnerit dhe do të jemi të kujdesshëm të flasim pozitivistet, – tha Gega. – Shpresoj që me ‘Fair Play’ të marrë secili atë që i takon dhe që meriton. E thashë mendimin tim, por e konceptuan ndryshe, nuk dua të paragjykoj një vendim të një institucioni.”

“Është fakt që ndaj Kukësit nuk do t’i kemi, – pohoi trajneri i skuadrës kryesuese të Kategorisë Superiore. – I patë në Durrës që nuk pushuan edhe në shi. E dimë që në Shqipëri sa kosto ka të shkosh në Durrës por shpresoj të na rikthehen dhe u jemi borxhli.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh