AlbanianSport.com 17.09.2016 18:35
ASNN – Ekipet “zinxhir” të Akademisë së Futbollit “Partizani”, vazhdojnë të stërviten në fushat e ish-Kompleksit “Dinamo” në kryeqytet.
Trajneri i futbollistëve deri në 18 vjeç, Ylli Shehu tregon për Televizionin shqiptar se ka mjaft futbollistë të talentuar, të cilët shumë shpejt do të bëhen pjesë e ekipit të parë të Partizanit.
Siç dihet Akademia e Futbollit “Partizani” është në ndërtim e sipër, përsa u përket mjediseve të saj.
Por ekipet “zinxhir” vazhdojnë të stërviten rregullisht në fushat e Ish-Kompleksit “Dinamo”.
Ylli Shehu, ish-futbollist i shquar i Partizanit, tashmë në rolin e trajnerit, stërvit futbollistë të moshës deri në 18 vjeç.
Shumë lojtarë të talentuar, të dalë nga ekipet “zinxhir” do të jenë pjesë e ekipit të parë të Partizanit për sezonet e ardhshme.