(Video) Paris… Si të shpëtosh nga ethet e një Botërori buzë Senës…

Share Button

AlbanianSport.com 15/07/2018 10:40

ASNN – Kur bëhet fjalë për një vend përfaqësuesja e të cilit ka arritur në finalen e Botërorit, siç është Franca, është e natyrshme që ethet e futbollit të kenë kapluar gjithçka dhe çdo bar apo restorant të vendosë ekranë televizivë për të ndjekur ndeshjet. Por një bar në brigjet e Senës në Paris ofron një oaz paqeje për ata që duan të shkëputen nga Botërori.

Botërori i futbollit është një mundësi e shkëlqyer për bizneset që të rrisin përfitimet e tyre, natyrisht edhe duke iu përshtatur rrymës, duke vendosur ekrane televizivë që klientët të ndjekin edhe ndeshjet teksa shijojnë pijet apo ushqimin. E për më tepër, kur bëhet fjalë për një vend përfaqësuesja e të cilit ka arritur në finalen e Botërorit, siç është Franca.

Por një bar në brigjet e Senës në Paris ofron një oaz paqeje për ata që duan të shkëputen nga Botërori. “Nuk më pëlqen termi anti-futboll se ka një nuancë negative. Ideja është më tepër për të propozuar një alternativë, – thotë pronari i Bar “Markounesë”, Arnod Séité. – Ka shumë njerëz si unë, që nuk e pëlqejnë futbollin, por duam të shkojmë në një bar edhe gjatë kësaj periudhe.”

“Por është e pamundur të mos gjesh një ekran televiziv, – vijon ai. – Kështu që ideja ime ishte që këtu nuk ka ekrane, por muzikë dhe produkte të mira.” Për pronarin e Bar “Markunesë”, gjithçka është çështje këndvështrimi: “Unë besoj që, kur shkon në një bar, është më zbavitëse të dëgjosh muzikë të mirë, të pish verë të mirë dhe, veçanërisht, të flasësh me njëri-tjetrin, sesa të ulesh përpara një ekrani e të bëhesh spektator.”

Edhe muzikanti amerikan i orkestrës së barit, Sol Rubin, thotë se është kënaqësi të luash melodi dhe këngë për njerëz që në kokën e tyre nuk kanë futbollin apo ndeshjet. Kurse për klientet si Maria, ky bar është një shans për të qenë larg etheve të futbollit, pavarsisht se ai i bën njerëzit të ndjehen mirë. Edhe për Evën, një tjetër kliente, e rëndësishme është që në këtë bar nuk ka atmosferë futbolli, por është qetësi dhe mund të çlodhesh.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh