AlbanianSport.com 09/04/2020 23:30
ASNN – Mjeku sportiv veçon dietën e barazpeshuar dhe vullnetin e sportistëve, por pret rënie të paraqitjes.
Periudha e karantinës ndikon mjaft në gjendjen e sportistëve dhe mjeku sportiv, Mel Ostreni nuk ka iluzione për atë që kalojnë sportistët në këtë periudhë.
Kjo pritet, sipas ekspertit Ostreni, që të ndikojë edhe në paraqitjen e tyre në rikthimin në fushën e blertë, çka kërkon periudhë të mjaftueshme stërvitore pas karantinës.
Për këtë arsye, mjeku pohon se ka patur interesa nga shumë sportistë me të cilët ai ka komunikim dhe të cilët i referohen atij për këshillim.
Për Ostrenin, nuk ka receta individuale për dietën, por çelësi është ruajtja e barazpeshës në elementët e saj.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: