(Video) Olimpiada “Rio 2016”, shkatërrimi vetëm 6 muaj më pas i gjithçkaje

Share Button

AlbanianSport.com 12.02.2017 21:05

ASNN – Vetëm 6 muaj pasi kanë përfunduar Lojërat Olimpike “Rio 2016”, kryeqyteti brazilian tregon fytyrën e tij të vërtetë. Vandalizmi, zhgënjimi dhe fshatra olimpike të shkreta. Impiantet dhe rezidencat olimpike nuk janë më të banueshme, ndërsa mitiku “Marakana” është pa energji elektrike. Kjo është Rio “post-Olimpiadë. Lojërat Olimpike Rio 2016 ishin me të vërtetë një revolucion në botën olimpike, jo vetëm për atë çka dhanë sportistët në këtë aktivitet madhor, por edhe për anën organizative, sidomos në një territor kaq të vështirë siç është Brazili.

Rio De Zhaneiro në fakt, vetëm pak kohë përpara se të fillonte Olimpiada nuk ishte gati për të pritur protagonistët olimpikë. Me vonesa në ndërtimin e impianteve dhe fshatit olimpik, duke luftuar korrupsionin si dhe degradimin e mjedisin në disa zona të qytetit. Ndërsa sot, pasi kanë arritur t’i përfundojnë Lojërat Olimpike në kohë dhe në mënyrë të shkëlqyer, çfarë ka mbetur në qytet? “Marakana”, tempulli i futbolllit dhe teatri i ceremonisë së hapjes dhe mbylljes së Lojërave Olimpike, ka pësuar akte vandalizmi, ka një borxh prej 1 milion dollarësh dhe i është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Nuk ka lojtarë as në fushën e golfit, që kushtoi 20 milionë dollarë. Parku Olimpik është një qytet fantazmë, e pra ndërtimi i tij kushtoi 800 milion dollarë. Fshati olimpik që priti protagonistët e Olimpiadës, rezidencat e tij janë shkretuar. Ndërkohë që ideja ishte që shiteshin, nga 3,600 apartamente, vetëm 7% e tyre janë vënë në përdorim. As taksat e ulëta dhe as zhvillimi i karnavaleve aty, nuk kanë mundur që të rikthejne gjallërinë në këtë zonë. E pra, Olimpiada “Rio 2016” ishte një mundësi e shkëlqyer për të lulëzuar një tokë të mrekullueshme, të lënë në dorë të barbarizmit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh