(Video) Një pishinë në… garazh!? Ideja e pazakontë e një kampioni olimpik

Share Button

AlbanianSport.com 17/04/2020 17:55

ASNN – Thuhet shpesh idetë më gjeniale kanë lindur në kohët më të vështira. E ky është pikërisht rasti i kampionit të dyfishtë olimpik, Alister Braunli, i cili e ka kthyer garazhin e shtëpisë së tij në Lids, në Britaninë e Madhe, në një pishinë, për të mbajtur veten në formë gjatë periudhës së izolimit për shkak të epidemisë së koronavirusit. Sipas asaj që raporton e përditshmja më e madha angleze, “The Sun”, 31-vjeçarit i erdhi kjo ide kur u vendos në shtëpi para se të zbatoheshin masat kufizuese në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nënkupton se ai mund të vazhdojë me stërvitjet e notit, ndërsa sporti mbetet i pezulluar. Alisteri dhe vëllai i tij,  29-vjeçari Xhoni, parashikoheshin të garonin këtë fundjavë në Bermuda, në kuadër të Serisë Botërore të Triatlonit, garë që do të shërbente edhe si turne kualifikues për Lojërat Olimpike të Tokios. Krerët e këti sporti e pranojnë se mund të jenë të detyruar të anulojnë gjithë sezonin, teksa vetë Lojërat Olimpike “Tokio 2020” janë pezulluar për një vit dhe do të mbahen në 2020-shin, po në kryeqytetin japonez.

Por, Alisteri po vazhdon të mbajë formën dhe synon të fitojë të artën olimpike për herë të 3-të. “Po bëj çfarë po mundem dhe atë që kam bërë gjithmonë, ndërsa po respektoj udhëzimet”, – ka thënë Alisteri për të përditshmen “The Sun”. Ai është duke përdorur teknika të ngjashme të ushtrimeve që kishte aplikuar kur pësoi një dëmtim të rëndë disa muaj para Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012. Atëherë, ai ishte kthyer në formë dhe pati fituar të artën. “Ishte vendimtare, – ka zbuluar sportisti i ujit. – Për 6 javë, nuk po mund të bëja asnjë vrapim.”

“Kështu që atëherë kisha bërë vetëm not”, – ka kujtuar britaniku, i cili ka shpjeguar edhe si funksionon pishina e tij portative. “Në këtë pishinë është sikur të notosh në një rrymë të fortë detare, – ka sqaruar Alister Brounli. – Unë po notoj në një vend, ndërsa uji lëviz rreth meje. Unë po bëj not 40 deri 45 minuta, çdo mëngjes. Shpresoj që të jem në formë të mirë në kohën për Lojërat Olimpike.” Kjo pishinë e llojit të veçantë, e quajtur “Endless Pool” (Pishina e pafundme), e cila është në fakt e barazvlefshme me një pistë vrapimi statike, ku notari noton në vend, por ai sfidohet nga rrjedha e ujit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh