AlbanianSport.com 06/01/2018 10:05
ASNN – Që futbollistët kanë paga të larta kjo dihet. E që bëjnë shpenzime marramendëse në jetën e tyre të përditshme gjithashtu të gjithë e dinë. Një ndër to janë edhe makinat luksoze. E duke u bazuar te pagat që marrin, sipas një llogarie të thjeshtë iu bie të punojnë shumë pak orë, madje disa me minuta në ditë, për të paguar këto makina.
Fillojmë me një nga më modestët. Xhorxh Bojd që tani militon në divizionin e dytë anglez, në kohën që luante me Bërnlei, i duhej 45 orë pune, për të paguar makinën e tij, “Mercedes 300 SL”. Hezus Navas, sulmuesit të Seviljes, i duhen 19 minuta në ditë për të paguar “Nissan Micran” e tij.
Karlitos Tevezit, yllit të kampionatit kinez i mjaftojnë 11 minuta e gjysmë për të paguar makinën e tij “Porsche Panamera Turbo S”. Ndërsa Luis Suarezit, sulmuesit të Barcelonës i duhen 45 minuta për të bërë të tijën “Audi R8”. E njëjta kohë i duhet edhe Leo Mesit, yllit tjetër të superpaguar tek Barcelona, por për një “Ferrari F430 Spider”.
Ndërkaq, vetëm 38 minuta i mjaftojnë Gereth Bejlit të Realit të Madridit për të paguar për “Mercedes SLS Roadster AMG GT” e tij. Një makinë gare super-sportive, e kompanisë prestigjioze automobilistike gjermane. Ndërsa “fenomenit” portugez të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, për të paguar makinën e tij më të shtrenjtë i duhen 5 orë e 15 minuta në ditë. “Bugatti” i tij kushton 2 milionë euro.