(Video) Nën-19-vjeçarët / Cungu: Shansi i lojtarëve që luajnë jashtë këto miqësore

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2022 21:55

ASNN – Armando Cungu, pas grumbullimit 3-ditor me lojtarë të kampionatit vendas, tani është fokusuar te ndeshjet miqësore me Kosovën e Nën-19-vjeçarëve, më 26 dhe 28 mars 2022. Trajneri shkodran i Shqipërisë së Nën-19-vjeçarëve ka mundësinë të shohë shumë lojtarë në këto dy ndeshje, kryesisht ata që luajnë në kampionate jashtë vendit tonë. Cungu është besimplotë që edhe grupmosha e këtij edicioni ka cilësi.

Duke folur për mediat, trajneri i kuqezinjve u shpreh nga grumbullimi me kombëtaren e kësaj grupmoshe se: “Është stërvitja e dytë që po zhvillojmë. Pothuajse tani grupi është i plotë, erdhën edhe lojtarët e fundit. Në ditët në vazhdim do të kemi një ide më të qartë, por megjithatë jam i bindur që ashtu si grupmoshat 2003 që bënë prezantim shumë të mirë vjet, edhe ditëlindja 2004 ka elementë që do të ndihmojnë jo vetëm 19-vjeçarët e Shqipërisë, por mund të shkojnë drejt Kombëtares së madhe.”

“Patjetër shpresat mbesin te këta elementë”, – ka shtuar ai. Në listën e lojtarëve të grumbulluar ranë në sy më shumë futbollistë nga jashtë dhe Cungu sqaron pse ka bërë këtë zgjedhje. “Këto janë të vetmet mundësi për të parë lojtarë që vijnë nga kampionatet e huaja, – ka thënë trajneri i Nën-19-vjeçarëve kuqezi. – Janë data të lira nga UEFA dhe kemi mundësi t’i ftojmë. Klubet e kanë për detyrë për t’i lënë të lirë që t’i shërbejnë kombëtareve.”

“Në datat e tjera më shumë jemi fokusuar dhe do të fokusohemi te kampionati shqiptar, pasi është e pamundur të ftojmë nga jashtë për shkak se nuk mund t’i marrim dot, – ka vijuar Cungu. – Vetëm me Kosovën janë datat e UEFA-s dhe në qershor që do të kemi dy ndeshjet me Malin e Zi, më 5 dhe 7 qershor 2022. Aty do shikojmë një pjesë tjetër të lojtarëve që janë në listat tona, por nuk kemi pasur mundësi për t’i parë. Janë lojtarë të kampionateve të huaja.”

Të gjitha këto ndeshje miqësore i shërbejnë trajnerit të Shqipërisë së Nën-19-vjeçarëve për Eliminatoret e Evropianit 2022-2023. Kuqezinjtë shorti i ka vënë në Grupin 7 me Spanjën, Belgjikën dhe Rusinë. Ndeshjet do të luhen në Belgjikë në datat 21, 24 dhe 27 shtator 2022.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh