(Video) Nën-19-vjeçarët / Çelhaka & Malaj: Synojmë të përligjim pritshmëritë

Share Button

AlbanianSport.com 02/10/2018 18:00

ASNN – Kombëtarja kuqezi e futbollit të Nën-19-vjeçarëve ka nisur grumbullimin në prag të Eliminatoreve të Kampionatit evropian të kësaj moshe. Nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani 19-vjeçarët kuqezinj po kryejnë stërvitje në Durrës. Kundërshtarët e tyre në grup do të jenë Norvegjia, Sllovakia dhe Ukraina.

Dy futbollistët e rinj, portieri Livio Malaj dhe mefushori Jurgen Çelhaka, që kanë dalë sot në konferencën për shtyp, tregojnë se i njohin kundërshtarët dhe grupi kuqezi po ecën mirë në stërvitje. Pritshmëritë janë të mëdha sidomos kur dihet që ndeshjet do të luhen në fushën tonë.

“Me të gjithë shokët e skuadrës njihemi edhe më përpara pasi kemi pasur disa grumbullime me Kombëtaren e Nën-19-vjeçarëve dhe mendoj se jemi një grup solid dhe shpresoj të ecim sa më shumë përpara, – ka thënë Çelhaka. – Duhet të mendojmë të stërvitemi sa më mirë, pasi dhe pritshmëritë i kemi të mëdha.”

“Ne luajmë në shtëpinë tonë pavarësisht që kundërshtarët janë të fortë, do të bëjmë maksimumin”, – ka përfunduar mesfushori. “Grumbullimi po ecën shumë mirë, me pjesën më të madhe të grupit njihemi, pasi u bë disa kohë që grumbullohemi, jemi të harmonizuar me njëri tjetrin, ne jemi shumë shokë”, – ka thënë portieri Malaj.

“Marrëdhënia jashtë fushe ndikon shumë edhe brenda fushës së blertë, – ka vijuar ai. – Ky fakt do na ndihmojë të ecim përpara. Shpresoj me grupin që kemi është një grup me cilësi e aq më tepër që ndeshjet do t’i zhvillojmë në Shqipëri, besoj duhet ta shfrytëzojme e sigurisht kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve dhe besoj do ia dalim.”

“Ekipet kundërshtare kanë kualitet por me impenjimin maksimal mund tia dalim”, – ka përfunduar gardiani kuqezi. Përsa i përket konkurrencës në portë, kur në këtë rol luan edhe Marko, Malaj mendon se i takon trajnerit Bogdani për të vendosur. Ndeshjet e grupit B, ku bën pjesë edhe Shqipëria do të zhvillohen nga data 10, deri më 16 tetor 2018 në Stadiumin “Niko Dovana” në Durrës dhe Stadiumin e Kamzës.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

Futboll – Femra / Derbi Tirana-Partizani, kryesfida e javës së 13-të

AlbanianSport.com 15/03/2024 15:45 ASNN – Këtë fundjavë do të luhen ndeshjet e javës së 13-të të Kampionatit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh