AlbanianSport.com 18.08.2017 18:55
ASNN – Një “provë gjenerale” para eliminatoreve të tetorit. Kështu i ka cilësuar trajneri i Kombëtares shqiptare të Nën-19-vjeçarëve në futboll, Erion Bogdani, dy miqësoret që skuadra e tij do të zhvillojë më 30 gusht dhe 1 shtator 2017. Dy ndeshjet miqësore me Gjeorgjinë do të luhen në Stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, ku edhe do të stërvitet kjo Kombëtare.
Kombëtarja shqiptare e Nën-19-vjeçarëve do të zhvillojë më 30 gusht dhe 1 shtator 2017 dy ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e Gjeorgjisë dhe, duke folur në konferencën për shtyp të dhënë të premten në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, trajneri Erion Bogdani ka shpallur edhe listën e 25 lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy sfida.
Për ish-sulmuesin e Kombëtares, tanimë trajner i kësaj përfaqësueseje kuqezi të grupmoshave, këto dy miqësore janë “prova gjenerale” para eliminatoreve të tetorit. Dy ndeshjet miqësore me Gjeorgjinë do të luhen në Stadiumin “Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, ku edhe do të stërvitet Kombëtarja e Nën-19-vjeçarëve.