AlbanianSport.com 01.11.2016 12:35
ASNN – Një ndeshje boksi përfundon kur bie “gongu”. Por në Porto Riko nuk ka ndodhur kështu, pasi një boksieri nuk i ka mjaftuar rrëzimi i kundërshtarit me “nokaut”, por ka vijuar të kapet me grushte edhe me vetë trajnerin e tij.
Dihet që boksi është një sport ku agresiviteti i bën sfidë vetëkontrollit. Por një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë. Dëshmia më e fundit e kësaj na vjen nga Porto Rikoja, ku Huan Manuel Lopezi triumfoi ndaj Vilfredo Vazkez Xhunjorit në raundin e 11-të.
Por, duket se, për të, ndeshja nuk përfundoi aty. Në vend që të festojë, Lopezi ka vijuar të përleshet me trajnerin e tij, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Për fat të mirë, gjithçka u mbyll me një përqafim midis dy burrave.