AlbanianSport.com 29.09.2016 07:55
ASNN – Një episod interesant ka ndodhur gjatë një ndeshjeje tenisi, ku numri 1 i botës, Rafael Nadali, ka ndalur lojën në prani të 7,000 sportdashësve në Majorka të Spanjës, për të ndihmuar një nënë të hutuar të gjejë fëmijën e saj të humbur.
Për fat të mirë, vajza u gjet pak më tutje, ndërsa të pranishmit shpërthyen në duartrokitje kur ëmë e bijë gjetën veten. Sportistë që janë të mëdhenj jo vetëm në fushë, por edhe me zemër të madhe si njerëz.
Kjo ka ndodhur me Rafael Nadali, i cili ka ndalur një ndeshje tenisi në prani të 7,000 sportdashësve në Majorka të Spanjës, për të ndihmuar një nënë të hutuar të gjejë fëmijën e saj të humbur.
E gjithë kjo ndodhi gjatë ndeshjes së dysheve midis Nadalit dhe shokut të tij të skuadrës, Simon Solbasit, dhe dy legjendave historike të tenisit, spanjollit 40-vjeçar Karlos Moja dhe amerikanit 57-vjeçar, Xhon MekInroe.
Vajza e vogël, Klara, ishte ngatërruar nëpër turmë dhe zhurma e bërë nga e ëma bëri që Nadali ta ndalë ndeshjen. Për fat të mirë, vajza u gjet pak më tutje, ndërsa të pranishmit shpërthyern në duartrokitje kur ëmë e bijë gjetën veten.
Kjo e ka prekur dukshëm MekInroen, ndërsa më pas loja i është rikthyer normalitetit.