(Video) Motosportet / “Relli i Dakarit 2019”, etapa e 8-të zhvillohet përgjysmë

Share Button

AlbanianSport.com 14/01/2020 20:20

ASNN – Ngjeshet kreu tek makinat, motorët nuk garojnë si homazh për Paulo Gonçalvesin. Fituesi i Rellit të Dakarit në 2009-ën, Giniel de Viliers, iu afrua edhe më tepër treshe së kreut, të përbërë nga Karlos Sainzi, Naser Al-Atija dhe Stéfan Peterhansel, pas mbylljes së etapës së 8-të të edicionit të këtij viti, teksa motorët me dy dhe 4 rrota nuk garuan në nder të pilotit Paulo Gonçalves, i cili humbi jetën gjatë garës para dy ditësh.

Si makinat, ashtu edhe kamionët garuan së bashku të hënën përgjatë një itinerari prej 477 km, rreth zonës së beduinëve në atë që ishte një nga etapat më të shkurtëra. De Villiers ka vuajtur përgjatë javës së parë të kësaj gare, që organizohet për herë të parë në Arabinë Saudite, por afrikanojugori e ka rritur nivelin e garës së tij dhe e mbylli etapën e 8-të në vend të 4-t, pas francezit Matjë Serradori, ndërsa vendin e dytë e mori ish-piloti i Formulës 1, Fernando Alonso.

De Viliers tanimë mban vendin e 4-t, 53 minuta e 12 sekonda pas spanjollit Karlos Sainz, por kryesimi i fituesit të dyfishtë të kësaj gare është shkurtuar tanimë në vetëm 6 minuta e 40 sekonda nga piloti nga Katari, Al-Atija, ndërsa francezi 13 herë fitues i Dakarit, Peterhansel, është vetëm 13m e 9 sekonda pas vendit të parë, teksa të 3 këta pilotë e mbyllën etapën e 8-të jashtë 8-shes së të parëve.

Etapa e 9-të e garës së Dakarit të këtij viti do të rikthejë të 5 kategoritë nëpër dunat e rërës, duke u drejtuar në lindje, drejt Haradhit dhe duke përshkuar plot 891 kilometra, nga të cilat, 415 kilometra janë pjesë e një etape të veçantë.

Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë:

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh