AlbanianSport.com 05.06.2016 17:35
ASNN – Valentino Rosi ka fituar garën radhës në Botërorin e Motorëve. Në pistën e Katalonjës, garë e vlefshme për Çmmin e Madh të Katalonjës, piloti italian i “Jamaha”-s ka bërë një garë të mrekullueshme duke kaluar i pari finishin. Në vendin e dytë u renditën dy pilotët e “Honda”-s, Markezi dhe Pedroza.
Çmimi i Madh i Katalonjës, në Botërorin e Motorëve, është për Valentino Rosin. Piloti italian i “Jamaha”-s ka zhvilluar një garë të mrekullueshme duke prerë i pari finishin në pistën e Katalonjës. Edhe pse u nis i pari, Mark Markez nuk ka mundur të përballojë presionin e krijuar nga “Doktor Rosi” me motorin e tij.
Kësisoj, atij i është dashur t’ia lërë kryesimin e garës pilotit italian. Por lufta midis këtyre dy pilotëve ka vazhduar deri në fund. Parakalime herë njëri e herë tjetri, në kthesa duke përcjellë emocione tek tifozët. Por në fund ka fituar eksperienca dhe egoja e Rosit. Ndërsa Markez është kënaqur me vendin e dytë.
Në vendin e tretë është renditur piloti tjetër i “Honda”-s, Dani Pedroza. Ndërsa Horhe Lorenco nuk ka mundur ta përfundojë garën, sepse është goditur dhe nxjerrë jashtë nga Janone i “Dukati”-t, i cili garën e ardhme në Asen do ta nisë, si ndëshkim, nga vendi i fundit.
Të tre pilotët kanë përcjellë në formë homazhi mesazhin “Do të jesh gjithnjë në zemrat tona”, për pilotin meksikan, Luis Salom, i cili humbi jetën gjatë garave të motorëve në kategorinë e dytë të Moto GP. Pas kësaj gare rihapet lufta për titull midis tre pilotëve, Rosit, Markezit dhe Lorencos.