(Video) Moto GP / Markez niset i pari, kërcënon hegjemoninë e “Dukati”-t

Share Button

AlbanianSport.com 10/08/2019 15:25

ASNN – Spanjolli spikat në provat zyrtare, Çmimi i Madh i Austrisë, të dielën, ora 14:00, drejtpërdrejt në RTSH. Piloti i “Hondës” e ka siguruar të shtunën në mënyrë bindëse nisjen nga vendi i parë të dielën në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP, duke thyer gjithashtu edhe rekordin e Mik Duhánit për numrin më të madh të nisjes nga vendi i parë në nivelin më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit. Kjo e bën garën e 11 gushtit 2019, një spektakël të garantuar, që sigurisht do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.

Supozohej të ishte pista që e ka sfiduar gjithmonë, por këtë radhë, Mark Markezi premton të jetë ndryshe. Që kur Austria u rikthyer në kalendarin e garave të Botërorit të Motoçiklizmit, në 2016-ën, vetëm “Dukati” ka triumfuar aty në nivelin më të lartë, atë të Moto GP-së. Kjo nënkupton se kampioni në fuqi i botës, Mark Markezi i “Repsol Honda”-s, ende nuk e ka pushtuar pistën e Shpilbergut, por duket se do të jetë 2019 viti kur ai do t’i dalë. Piloti i “Hondës” e ka siguruar në mënyrë bindëse nisjen nga vendi i parë të dielën në garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Moto GP.

Ai ka thyer gjithashtu edhe rekordin e Mik Duhánit për numrin më të madh të nisjes nga vendi i parë në nivelin më të lartë të Botërorit të Motoçiklizmit. Nisja për herë të 59-të nga vendi i parë në Moto GP për Markezin, erdhi me një rekord të ri të xhiros, pasi ai la pas kohën e vendosur nga Andrea Janone në vitin 2016, duke vendosur kohën e re prej 1 minutë, 23 sekonda e 27 të mijëtat. Rreshtin e parë të nisjes do ta plotësojë Fabio Kuartararo i “Jamaha”-s kliente dhe Andrea Doviciozo          i Dukatit”.

Ndërkaq, nga vija e dytë do të nisen me radhë Maverik Vinjales i “Jamaha”-s, Françesko Banjaja i “Pramak Dukatit” dhe Taka’aki Nakagami i “LCR Hondës”. Dhjetëshen e të parë do ta plotësojnë Aleks Rinsi i “Suzukit, Xhek Milleri i “Pramak Dukatit”, Kal Kraçlou i “LCR Hondës” dhe Valentino Rosi i “Jamaha”-s. Ashtu sikundër provat zyrtare të shtunën, edhe gara e së dielës do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 14:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh