(Video) Moto GP / “Jamaha” prezanton dy motorët e rinj të 2020-ës

Share Button

AlbanianSport.com 06/02/2020 20:10

ASNN – “Jamaha” ka prezantuar të enjten dy motorët zyrtarë për Botërorin e Moto GP-së për 2020. Ata u janë besuar dy pilotëve, Valentino Rosi dhe Maverik Vinjales. Synimi i skuadrës japoneze këtë sezon është të fitojë të dy titujt botërorë, për pilotë dhe për motorë. 2020, viti i rikthimit? “Jamaha” ka prezantuar të enjten skuadrën zyrtare që këtë vit do të jetë në kërkim të titujve që vë në dispozicion Moto GP-ja, si dhe për të kaluar “Honda”-n dhe “Dukati”-n.

Kështu, janë shfaqur para publikut dy motorët “M1”, të cilët u janë besuar Valentino Rosit dhe Maverik Vinjalesit. Të dy pilotët do të garojnë së bashku për herë të fundit këtë sezon. Dy “M1” zyrtare, nr. 12 dhe 46, e dy pilotët që do t’i drejtojnë ato. Prezantimi i “Jamaha”-s, është bërë në një garazhet e saj në kompleksin e Sëpangut, në Malajzi, ku skuadrat ndodhen për të bërë testet e para zyrtare. Për skuadrën japoneze ky prezantim ka patur një rëndësi të veçantë.

Jo vetëm për synimet e mëdha që i ka vënë vetes, por edhe se është viti i fundit për Valentino Rosin si pilot zyrtar i saj. Për pilotin italian sigurisht që 2020-ta do të jetë një vit në të cilin ai do të bëjë gjithçka për të fshirë ato që ndodhën dy sezonet e kaluara. Fitorja e munguar e një gare nga 2017-ta në Asen, pra gati 2 vite e gjysmë. Shumë për një kampion si ai.

Për këtë arsye Valentino do të kërkojë me të gjitha mënyrat të arrijë maksimumin dhe të përshëndetet me “Jamaha”-n  zyrtare dhe kompaninë japoneze pas një seri fitoresh. Në stafet e pilotëve ka edhe disa ndryshime. Kështu David Munjozit, ka zënë vendin e Silvano Galbuserës në garazhin e dedikuar Valentinos. I konfirmuar është Esteban Garsia, kryemekaniku i Maverik Vinjalesit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh