AlbanianSport.com 12/11/2019 17:30
ASNN – Revolucionarizimi i “Dukati”-t për të fituar ndaj Markezit të çmendur. Ky është synimi i skuadrës italiane për 2020-ën. E motori i ri në dispozicion të Doviciozos do të ketë përmirësimet e duhura për të mundur “Hondën” e pilotit spanjoll, “kampion bote” në fuqi. Të gjithë duan t’i japin fund dominimit absolut të Mark Márkezit dhe askush nuk e di këtë më mirë se “Dukati”, që vitet e fundit i ka bërë shumë presion kampionit.
Skuadra e “Borgo Panigale” ka qenë e lidhur për 3 sezone radhazi në Moto GP me Andrea Doviciozon, e megjithëse “Desmosedici” është konsideruar vitet e fundit si motori më konkurrues, duke pasur armën më të fuqishme shpejtësinë, nuk ka shërbyer për të rrëzuar harmoninë e përsosur midis pilotit dhe motorit “Honda”, siç ndodh në rastin e Markezit.
Megjithëse RC213V është bërë i përkryer, Markezi ka qenë në gjendje ta kapë atë në momentet më kritike dhe, tani që “Honda është forcuar, epërsia ka qenë edhe më e padiskutueshme. Çka ka bërë që “Ducati që të vazhdojë të punojë në një ekip konkurrues me të cilin do të jetë përsëri “kampion”. Italianët, siç e konfirmon Mikele Pirro, tashmë kanë gati armën e tyre të re.
Për një sezon ku objektivi do të jetë “përmirësimi i asaj që nuk është bërë mirë më parë dhe zgjidhja e zonave kritike. “GP20” është përgatitur për të sulmuar fronin e Márkezit nga baza aktuale. Pirro është i qartë se “revolucionarizimi i “Dukati”-t për të fituar ndaj Markut është i çmendur” dhe “Desmosedici” i ri do të jetë rezultat i “zhvillimit të kryer nga prodhuesit dhe pilotët”.
Pika fillestare me të cilën ata punojnë në Bolonjë “është e mirë” dhe testuesi i saj bazohet në 16 podiumet që firma italiane ka arritur në një sezon ku titulli i ekipit mund të jetë i tyre. Prandaj, “nëse motori funksionon, thjesht duhet ta përmirësosh dhe kjo është ajo që po bëjmë”, – thotë Mikele Pirro. Një vendim i mençur? Koha do ta tregojë …