(Video) Moto GP / Banjaja fiton & shpallet “nënkampion”, “Dukati”, “kampion”

Share Button

AlbanianSport.com 07/11/2021 19:25

ASNN – Një xhiro para fundit, italiani siguron vendin e dytë, spanjolli Joan Mir. Botërori i Moto Xhi-Pi-së ka zhvilluar të dielën garën e tij të parafundit dhe  Francesko Banjaja mbizotëroi në Çmimin e Madh të Algarves në Portugali. Kjo garë, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizonit , ka parë Banjajën të sigurojë vendin e dytë dhe titullin “simbolik” të nënkampionit të botës.

Kështu, Francesko Banjaja mbizotëroi në Çmimin e Madh të Algarves në Portugali, duke siguruar njëkohësisht edhe titullin e kampionit të botës për konstruktorët në Moto GP për “Dukati”-n, edhe pse gara u ndërpre nga flamuri i kuq në xhiron e parafundit të saj.  Një përplasje e fortë Iker Lekuonës dhe Migel Oliveira në kthesën e 13-të të xhiros së parafundit bëri që gara të ndërpritej, edhe pse, nga pamjet televizive, të dy pilotët dukeshin të ndërgjegjshëm.

Banjaja e udhëhoqi garën për të gjithë 25 xhirot e saj, përveç disa qindra metrave të fundit, duke korrur fitoren e tij të 3-të këtë sezon, ndërsa kampioni i sapokurorëzuar i botës, Fabio Kuartararo, u rrëzua nga fundi i një gare që nuk qe edhe aq e lehtë për pilotin e “Jamaha”-s. Banjaja e nisi ngadalë, edhe edhe pse nga vendi i parë dhe fillimisht ishte shoku i tij i skuadrës së “Dukati”-t, Xhek Millerin të merrte kryesimin.

Por Banjaja e rimori kreun në kthesën e parë, ndërsa Joan Miri vijoi me “Suzuki”-n e tij ta parakalonte Millerin në kthesën e 8-të, dhe të dy pilotët i ruajtën vendet deri në xhiron e 23-të, kur edhe gara u mbyll. Në të njëjtën kohë, Banjaja ka siguruar vendin e dytë dhe titullin “simbolik” të nënkampionit të botës, ashtu sikundër edhe Joan Miri siguroi edhe vendin e 3-të të renditjes së përgjithshme të pilotëve, duke plotësuar kështu podiumin sezonal, edhe pse ka mbetur edhe një garë për t’u zhvilluar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh