AlbanianSport.com 09/11/2020 07:15
ASNN – Luhen dy ndeshjet e mbetura javës së dytë në të dy grupet, shënohen 20 gola. Sezoni i ri i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, që ka nisur të mërkurën, ka vijuar në fundjavë me takimet e javës së tij të dytë. Dhe Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë në kanalin RTSH Sport përballjen më të spikatur të së dielës, atë Egnatias dhe Lushnjës.
Mbyllet kështu në barazim 1-1 kjo ndeshje e fundit e javës së dytë midis Eganatias dhe Lushnjës, ndërsa takimet e tjera ishin luajtur të shtunën dhe Besa fitoi 2-1 në Kavajë ndaj Pogradecit, ashtu sikundër fitoi edhe Tomori në fushën e vet, 4-0 ndaj Elbasanit. Ndërkaq, po të shtunën u luajtën edhe 3 takimet e para të javës së dytë edhe në grupin A, apo grupin e Veriut.
Aty ku Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt takimin midis Partizanit B dhe Besëlidhjes, që u fitua nga lezhjanët me rezultatin tenistik, 6-2. Në takimet e tjera të këtij grupi, Oriku fitoi minimalisht në shtëpi ndaj Erzenit, ashtu sikundër fitoi me një gol të vetëm edhe Korabi në fushën e Veleçikut të Koplikut.
Ndeshja e fundit e grupit A, e luajtur të dielën, ka parë Burrelin të fitojë me një gol të vetëm ndaj Vorës.
Kategoria e Parë
Java e dytë:
Grupi A
Oriku 1-0 Erzeni
Veleçiku Koplik 0-1 Korabi
Partizani B 2-6 Besëlidhja
Vora 0-1 Burreli
Dinamo pushim
Grupi B
Luftëtari (Nuk u zhvillua) Flamurtari
Besa 2-1 Pogradeci
Tomori 4-0 Elbasani
Egnatia 1-1 Lushnja
Turbina Cërrik pushim