(Video) “Mbreti Kazu”, 53-vjeçari që sfidon moshën në fushën e blertë

Share Button

AlbanianSport.com 13/01/2020 21:10

ASNN – Japonezi nënshkruan një kontratë të re,  për sezonin e tij të 35-të si profesionist. Mosha është thjesht një numër dhe dëshmi e gjallë e kësaj shprehjeje është sulmuesi japonez, Kazujoshi Miura, i cili, edhe plot 52 vjeç, sapo ka nënshkruar një kontratë për të 35-tin sezon të tij si profesionist. I mbiquajtur “Mbreti Kazu” ka nënshkruar të shtunën një kontratë të re me FC Jokohamën, duke e zgjatur kështu bashkëpunimin me klubin në fjalë edhe për 12 muaj të tjerë.

Marrëveshja njëvjeçare e nënshkruar në fundjavë nënkupton se Miura, i cili mbush 53 vjeç më 26 shkurt 2020, do të luajë sezonin e tij të 35-të si lojtar profesionist. Miura njihet si futbollisti më i vjetër në moshë që ka shënuar një gol në nivelin profesionist. Vitin e shkuara, ai luajti në vetëm 3 ndeshje dhe nuk arriti të shënonte gol, por e thelloi rekordin e tij si lojtari më vjetër në moshë në nivelin më të lartë të kampionatit japonez të futbollit, J-Ligë.

“Shpresoj ta shijoj të luajturit futboll dhe të jem mirënjohës teksa përpiqem ta ndihmoj sadopak klubin që mbijetojë në J-Ligë”, – tha ai pas nënshkrimit të kontratës. Miura iu bashkua Jokohamës në 2005-ën dhe, në mars të 2017-ës, u bë futbollisti më i vjetër që luajti në një ndeshje të futbollit profesionist, në moshën 50 vjeç e 6 ditë, duke tërhequr vëmendjen e mediave botërore, pasi theu rekordin e legjendës së topkëmbës angleze, Stanli Methjus.

Në karrierën e tij, Miura ka luajtur për klubin brazilian të Santosit dhe në Itali me Xhenoan, ndërsa e ka veshur në 89 ndeshje fanellën e përfaqësueses së Japonisë, duke shënuar 55 gola.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh