(Video) “Mane Garrinça”, një “elefant i bardhë”, ose… një kujtim i hidhur!?

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2018 19:05

ASNN – Është ndërtuar në një qytet ku nuk ka ndonjë skuadër për të qenë dhe ku thuajse askush nuk e ndjek futbollin në stadium. Teksa Rusia u jep dorën e fundit përgatitjeve për Botërorin e verës së këtij viti, Stadium brazilian “Mane Garrinça”, i mbiquajtur “elefanti i bardhë”, ofron një mësim të mirë se çfarë mund të ndodhë kur gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Stadiumi “Mane Garrinça”, që mban emrin e njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të Brazilit, dhe i ndërtuar para Botërorit të 2014-s në Brazil, është i bukur dhe madhështor.

Problemi i tij i vetëm? Është ndërtuar në një qytet ku nuk ka ndonjë skuadër për të qenë dhe ku thuajse askush nuk e ndjek futbollin në stadium. Teksa Rusia u jep dorën e fundit përgatitjeve për Botërorin e verës së këtij viti, ky stadium brazilian i mbiquajtur “elefant i bardhë”, ofron një mësim të mirë se çfarë mund të ndodhë kur gjëra nuk shkojnë ashtu siç duhet. Përdorimi më i fundit i përshtatshëm i “Mane Garrinças” ishte para një viti e gjysmë, gjatë Lojërave Olimpike “Rio 2016”.

Ndërsa sot, më e mira që mund të shohësh është një ndeshje si ajo e 21 shkurtit, ku fitorja minimale e skuadrës kryeqytetase, Brasilienses, ndaj Bolamenses, një gol të shënuar me 11-metërsh, u ndoq nga një numër prej vetëm 100 tifozësh, që dukeshin të përhumbur në një oqean ndenjësesh bosh të stadiumit 73,000-vendësh. Kryeqyteti  Brazilia, nuk ka madje asnjë klub të vetin në 3 nivelet e para të kampionatit kombëtar të futbollit në Brazil. Të gjithë pajtohen me idenë se “Mane Garrinça” është një stadium i bukur.

Me një kosto prej 500 milionë dollarësh, me 288 kolonat e holla dhe tribunash me ngjyrë të kuqe, ai është një “xhevahir” i arkitekturës sportive. Por në 2017-ën, në këtë stadium nuk u luajt as edhe një ndeshje e madh futbollit, ndërkohë që u shfrytëzuar për një përzierje të çuditshme veprimtarish jofutbollistike, duke nisur nga lojërat sfiduese me pengesa, tek festat private e madje deri tek dasmat. Disa nga hapësirat e zyrave të stadiumit përdoren nga pushteti lokal, ndërsa parkimi i tij përdoret nga kompania e shërbimit të autobusëve qytetës.

E teksa Rusia përgatitet për Botërorin 2018, “Mane Garrinça” qëndron atje, bosh dhe si një stadium fantazmë, si një kujtesë, se, përtej festës së futbollit në veçanti, apo sportit në tërësi, në jetën e përditshme, gjërat që nuk kanë logjikë ekonomike janë të destinuara të dështojnë… natyrisht me një faturë të shtrenjtë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh