AlbanianSport.com 11.08.2016 19:00
ASNN – Majkëll Felps ka fituar 21 medalje të arta, nga të cilat 12 janë në disiplina individuale dhe kjo e bën atë 12 herë kampion olimpik indivual. Por, duke rrëmuar nëpër libra, historianët kanë zbuluar binjakun e notarit amerikan edhe në olimpiadat e lashtësisë. Bëhet fjalë për Leonidën e Rodit, i cili i ka fituar 4 herë radhazi, në vitit 164, 160, 156 dhe 152 para Krishtit, në të 3 disiplinat që ka marrë pjesë.
Majkëll Felps apo Leonida i Rodit…?
Kjo është dilema 2,168-vjeçare që tanimë po shkon drejt zgjidhjes. Me medaljen e 21-të të artë që fitoi në stafetën e 4 x 200 metrave stil i lirë, ai e çimentoi statusin e tij si sportisti me më shumë medalje olimpike. Nga këto 21 medalje, 12 janë në disiplina individuale dhe kjo e bën atë 12 herë kampion olimpik.
Tanimë në lojë kanë hyrë historianët, të cilët kanë rrëmuar nëpër libra dhe kanë zbuluar binjakun e notarit amerikan edhe në olimpiadat e lashtësisë. Bëhet fjalë për Leonidën e Rodit, i cili i ka fituar 4 herë radhazi, në vitit 164, 160, 156 dhe 152 para Krishtit, në të 3 disiplinat që ka marrë pjesë, që ishin sprinti i shkurtër, gara e qëndrueshmërisë dhe garat me karroca me kuaj.
Megjithatë, duke qenë se ka ende garë tanimë duket se Leonida i Rodit do të harrohet dhe, në shekujt që do të vijnë, do të flitet për Majkëll Felpsin e Baltimorit.