(Video) Lushnja / Lagunarët e Ilir Gjylës, skuadra më aktive në merkato

Share Button

AlbanianSport.com 09/01/2020 19:20

ASNN – Largohet Ibrahimllari, Allkanjari, Dervishi dhe Brahimaj, vjen Branica Lundraxhiu dhe Pepa. Lushnja është një nga skuadrat më aktive në këtë merkato janari dhe lëvizjet në këtë aspekt kanë qenë me dy kahe. Kështu, më i fundit që ka mbërritur në klubin lushnjar është Klejdi Branica, i cili ndërpreu kontratën me Apoloninë në fund të fazës së dytë dhe ishte një lojtar i lirë. Nuk ka vonuar shumë dhe sulmuesi ka gjetur ekipin e ri, ku do të vazhdojë karrierën e tij. Të enjten, sulmuesi peqinas është prezantuar te Lushnja, ku do të luajë edhe për pjesën në vazhdim të sezonit.

Branica kaloi te Apolonia në merkaton e verës, por aventura aty zgjati shumë pak, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan lojtarin. Tashmë ai ka kaluar te rivalët e Lushnjës, me të cilët ka si objektiv ngjitjen në Superiore. Ndërkaq, të mërkurën, pas firmës në kontratë, klubi lushnjar, nëpërmjet sekretarit Edison Koçi ka prezantuar para tifozëve Emiljan Lundraxhiun. Qendërmbrojtësi vjen për të kompensuar të larguarin Ibrahimllari, që pas pak ditësh do të udhëtojë, për arsye personale dhe familjare, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër i rikthyer tek Lushnja është edhe Brunild Pepa, i cili është zyrtarizuar të hënën dhe vjen pas një sezoni e gjysmë tek Kastrioti. Ndërkohë, pas Ibrahimllarit, Allkanjarit dhe Dervishit, një tjetër futbollist është larguar nga Lushnja dhe bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Denis Brahimaj. Kavajasi, i cili pas pak ditësh do të mbushë 22 vjeç, erdhi verën e kaluar te lushnjarët. Ai luajti 5 ndeshje, në total 380 minuta dhe për herë të fundit u aktivizua kundër Shënkollit.

Ndërkaq, Lushnja vazhdon të jetë e grumbulluar në Sarandë, atje ku pritet të vijonë fazën stërvitore dimërore deri në fillimin e javës që i paraprin rinisjes së Kategorisë së Parë. Lushnjarët, që e mbyllën 2019-ën në vendin e dytë të renditjes së grupit B, apo grupit të Jugut, me 25 pikë të marra në 12 javët e para, një më pak sesa Pogradeci kryesues, e nisin 2020-ën me përballjen në fushën e vet me Devollin të shtunën e 25 janarit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh