AlbanianSport.com 15/02/2020 20:20
ASNN – Trajneri i Lushnjës flet para përballjes, sfida e së dielës, drejtpërdrejt në RTSH Sport (14:00). Takimi Pogradeci-Lushnja luhet të dielën pasdreke, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport. Përtej vlerësimit të madh për kundërshtarin e së dielës, trajneri lushnjar, Ilir Gjyla, kërkon maksimumin në ndeshjen me pogradecarët.
Lushnja e vendin të dytë ndeshet të dielën me Pogradecin e vendit të 3-të dhe për trajnerin Ilir Gjyla, gjendja aktuale në renditje, ku Apoloninë kryesuese e ndan vetëm përkatësisht një dhe dy pikë më dy skuadrat që e ndjekin, tregon se gjithçka është e hapur. Përtej vlerësimit të madh për kundërshtarin e së dielës, trajneri lushnjar kërkon maksimumin në ndeshjen me pogradecarët.
Myzeqarët shkojnë në sfidën me liqenorët me mungese, por për kreun e stolit të Lushnjës, skuadra ka potencial për t’i zëvendësuar. Trajneri Ilir Gjyla është i qartë për skemën e lojës që do ta çojë tek fitorja. Takimi Pogradeci-Lushnja luhet të dielën pasdreke, duke nisur nga ora 14:00 dhe do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.