AlbanianSport.com 10/08/2019 17:15
ASNN – Trajneri i i Lushnjës analizon përgatitjet, flet për grupin e lojtarëve dhe kritikon fenomenin e paqëndrueshmërisë. Lushnja vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe trajneri Ilir Gjyla shprehet i kënaqur me punën e bërë deri tani.
Megjithatë, trajneri lushnjar thekson se grupi ka ende nevojë për përforcime. Gjyla ka sqaruar edhe atë që ai e ka cilësuar edhe më herët si fenomen i paqëndrueshmërisë së futbollistëve, çka prish shpesh planet e skuadrave.
Skuadra myzeqare do të militojë edhe këtë sezon në grupin B, apo grupin e Jugut të Kategorisë së Parë, duke synuar rikthimin në Kategorinë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.