AlbanianSport.com 06/02/2020 21:40
ASNN – Atletja kuqezi, në rrëfim të posaçëm për RTSH, për përgatitjet, garat dhe objektivat. Luiza Gega mendon se tanimë ajo po arrin pjekurinë e saj si sportiste, dhe, për këtë arsye, ajo pret shumë nga 2020-ta, kur synimi kulmor është padyshim Olimpiada e Tokios. Në një rrëfim të posaçëm për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, ajo flet për fazën përgatitore në Kenia, për garat që e presin, për përzgjedhjen ndër 5 atletet më të mira evropiane për muajin janar dhe për objektivat.
Ka bërë një fazë të mirë stërvitore në Kenia, një fazë të cilën atletja shqiptare Luiza Gega, e ka cilësuar si ndër më të dobishmet e karrierës së saj. Për këtë arsye, sportistja kuqezi dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, e kanë planifikuar shkurtin si muaj garash. Gega ka shkëlqyer në Mitingun Ndërkombëtar të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt të premten e shkuar në Karlsruhe ku ajo e e ka thyer me më tepër se 8 sekonda rekordin e saj të mëparshëm në garën e 3,000 m.
Kjo paraqitje e shtatshkurtrës shqiptare është vlerësuar edhe Federata Evropiane e Atletikës, e cila, e ka përfshirë sportistin kuqezi një anketë me 5 sportistet më të mira të muajit janar. 31-vjeçarja mendon se tanimë ajo po arrin pjekurinë e saj si sportiste. Për këtë arsye, ajo pret shumë nga 2020-ta, kur synimi kulmor është padyshim Olimpiada e Tokios. Klikoni videon e mëposhtme për intervistën e plotë të rekordmenes kuqezi, Luiza Gega.