AlbanianSport.com 14/04/2020 20:50
ASNN – Futbollisti i ri i Luftëtarit flet për gjendjen e krijuar, shpreson në rikthimin sa më shpejt në normalitet.
Futbolli në Shqipëri, sikundër në gjithë Evropën, është ndalur dhe futbollistët shqiptarë tanimë e gjejnë veten në kushtet e karantinës.
Njëri prej tyre është edhe sulmuesi i ri i Luftëtarit, Ardit Ziaj. Edhe për 20-vjeçarin, karantina nuk është e lehtë.
Futbollisti gjirokastrit mban kontaktet me shokët e ekipit, teksa shpreson që të rikthehet sa më shpejt normaliteti.
Edhe për lojtarin e Luftëtarit, shqetësim mbeten pagat. Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë.