AlbanianSport.com 24/08/2018 18:15
ASNN – Laçi do të presë Luftëtarin të shtunën në fushën e vet, një sfidë kjo që do të luhet në orën 16.45. Pas humbjes së ndeshjes së parë, me Kastriotin, te gjirokastritët është rritur vigjilenca, pasi stafi drejtues nuk mund të tolerojë më gabime. Madje një ditë më parë për RTSH Sport, drejtori teknik i Luftëtarit, Vangjel Çavo e ka quajtur ndeshjen me Kastriotin si më të dobëtën.
Për të arritur te rezultati pozitiv, dyshja drejtuese e bluzinjve, Kostiç-Bonjotiç, kanë zhvilluar stërvitje intensive. Madje në stërvitjen e fundit, në minindeshjen e zhvilluar, trajneri Kostiç ka projektuar në një farë mënyre formacionin që do të hedhë në fushë në sfidën ndaj Laçit. Eduart Rroca do të jetë mungesa e radhës për Luftëtarin, lojtar i cili u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin e do të jetë larg fushave të paktën 3-4 javë.
Gjithashtu nuk do të jetë edhe mbrojtësi Jakovljeviç. Por, me gjithë këto mungesa, Luftëtari kërkon tri pikët në sfidën ndaj Laçit për t’iu rikthyer kohëve të arta të sezonit të kaluar e për të harruar humbjen me Kastriotin.