AlbanianSport.com 23/01/2020 19:25
ASNN – Drejtori Sportiv, Dadaj, dhe trajneri Çoçlli: Bastari na vodhi fitoren në Gjirokastër. Për Luftëtarin dhe trajnerin e saj, Nikolin Çoçlli, skuadra e tij u ndëshkua pa të drejtë nga një gjykim me paramendim në atë barazim pa gola të mërkurën me Kukësin.
Kurse për drejtorin sportiv, Artur Dadaj, të ftuar në Rubrikën Sportive në RTSH, kjo është një dukuri e përsëritur në dëm të skuadrës së tij. Madje Dadaj ka qenë edhe më i ashpër në drejtim të gjyqtarit të takimit, Erjon Bastari. Një pikë ndaj kryesueses së renditjes nuk do të ishte shkak për pakënaqësi, sidomos nga një- skuadër që renditet e parafundit.
Por, për Luftëtarin dhe trajnerin e saj, Nikolin Çoçlli, skuadra e tij u ndëshkua pa të drejtë nga një gjykim me paramendim. Kurse për drejtorin sportiv, Artur Dadaj, të ftuar në Rubrikën Sportive, kjo është një dukuri e përsëritur në dëm të skuadrës së tij. Madje Dadaj ka qenë edhe më i ashpër në drejtim të gjyqtarit të takimit, Erjon Bastari.
Kurse Çoçlli ka një apel për gjyqtarët dhe organizmat që i kontrollojnë ata. Barazimi me Kukësin e lë Luftëtarin në vendin e parafundit të renditjes, me 12 pikë të marra në 18 javë, 6 më tepër sesa Flamurtari i vendit të fundit, por plot 12 pikë prapa Skënderbeut të vendit të 8-të.
Klikoni videon e mëposhtme për kronikën e plotë: