(Video) Lopetegi & De Gea: Shqipëria, një ekip që meriton respekt

Share Button

spanja-lopetegi-de-gea-shkoder-2016

AlbanianSport.com 08.10.2016 20:15

ASNN – “Një skuadër e fortë, që nuk mund të nënvlerësohet dhe ndaj të cilës duhet të kënaqemi edhe me një fitore minimale”. Ky është lajtmotivi që ka përshkuar intervistat ekskluzive që trajneri i Spanjës, Lopetegi, dhe portieri David De Gea, kanë dhënë për Televizionin Shqiptar pas stërvitjes së zhvilluar sonte në “Loro Boriçi”.

Përfaqësuesja spanjolle është stërvitur të shtunën në mbrëmje në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, dhe, duke folur pas saj ekskluzivisht për Televizionin Shqiptar, trajneri i saj, Lopetegi, e ka vlerësuar Shqipërinë si një skuadër të vështirë. “Shqipëria ka një ekip të mirë, një trajner të mirë dhe një bilanc mjaft të mirë këto vitet e fundit”, – ka thënë ai.

“Natyrisht, po flasim për një skuadër të mirë, madje shumë të mirë dhe kryesuesen e grupit”, – ka shtuar Lopetegi. Të njëjtin mendim me trajnerin ka edhe portieri David De Gea. “Mendoj se një nga pikat më të forta të ekipit të saj është pikërisht kjo, të qenit një skuadër e fortë, me një lojë të mirë në mbrojtje dhe me sulmues të shpejtë, dhe ne duhet të jemi vërtet të mirë nëse duam t’i mundim”, – ka thënë ai.

Si për trajnerin, ashtu edhe për gardianin e portës së iberikëve, ndaj kuqezinjve do të mjaftonte edhe një fitore minimale. “Ne po mendojmë që të luajmë mirë vetëm që të fitojmë, – ka thënë Lopetegi. – Ne duhet të përshtatemi me fushën, të përshtatemi me situatat dhe ta ngremë nivelin tonë që të arrijmë fitoren.”

“Gjëja kryesore është që të fitojmë, 1-0 apo 2-0 s’ka rëndësi, – ka këmbëngulur ndërkohë portieri spanjoll, që militon në Premier Ligën Angleze me Mançester Junajtid. – Ne gjithmonë përpiqemi të luajmë mirë, të mbajmë topin, të shënojmë gola, por kjo s’është gjithmonë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është një fitore.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh