(Video) Liga e Evropës sfidon koronavirusin e dhuron 19 gola

Share Button

AlbanianSport.com 12/03/2020 23:30

ASNN – Luhen sfidat e para të 6 prej 8 çifteve të turit të 16-shes, shumica me stadiumet bosh. Janë luajtur të enjten në mbrëmje takimet e para të 6 prej çifteve të turit të 16-shes së veprimtarisë së dytë e klubeve të kontinentit, Ligës së Evropës. Takimet e dy çifteve të tjera janë shtyrë ndërsa Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, Gllasgou Rejnxhërs-Bajer Leverkusen.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka sfiduar të enjten në mbrëmje epideminë e koronavirusit, duke vijuar me takimet e para të turit të 16-shes. Dhe pasi ka luajtur duke nisur nga ora 18:55 3 takimet e para, ku Mançester Junajtid, Bazeli dhe Istambul Bashakshehiri korrën fitore, 3 takimet e tjera janë luajtur duke nisur nga ora 21:00.

Siç dihet, UEFA pati vendosur të mërkurën që takimi i parë i përballjes Sevilja-Roma është shtyrë, ashtu sikundër është shtyrë edhe takimi midis Interit dhe Hetafesë. Ndeshjet e kthimit luhen pas një jave, por organizmi që qeveris futbollin evropian, UEFA, do të vendosë të martën për fatin e veprimtarive të saj, duke patur parasysh epideminë e koronavirusit.

Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur të mbrëmjes, Gllasgou Rejnxhërs-Bajer Leverkusen, që u fitua nga gjermanët me rezultatin 3-1.  Gjermanët shënuan një gol në pjesën e parë e dy në të dytën, ndërsa skocezët gjetën golin e ngushëllimit në çerekorën e fundit të takimit. Në dy takimet e tjera të mbrëmjes, Olimpiakosi dhe Vulverhempton Uondërërs janë ndarë në një barazim 1-1.

Ndërsa fitore në fushë të huaj ka korrur edhe Shahtjori i Donjeckut, që ka mundur 2-1 Volfsburgun, në një takim ku të dyja skuadrat kanë shkuar dëm edhe nga një 11-metërsh secila.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh