(Video) Legjionarët / Tahiraj & Maloku udhëheqin ekipin drejt fitores në Slloveni

Share Button

AlbanianSport.com 12/11/2018 14:05

ASNN – Kjo fundjavë nuk ka qenë e frytshme vetëm për kuqezinjtë e rritur, por edhe për kuqezinjtë e rinj, që gjithashtu e kanë gjetur rrugën e rrjetës, duke qenë vendimtarë për skuadrat e tyre.

Kështu ka ndodhur me 22-vjeçarët Elvis Maloku dhe Françesko Tahiraj, të cilët e kanë udhëhequr skuadrën e tyre, Aluminij, drejt fitores në javën e 16-të të kampionatit slloven të futbollit.

Skuadra e dy shqiptarëve ka mundur Kërshkan 3-1, dhe, pas vetëm 10 minutash lojë, Maloku krijoi hapësirë për veten në zonë dhe pasoi për Kidriçin, që e kaloi Aluminijin në epërsi.

Ndonëse skuadra vendase barazoi shifrat në minutën e 67-të, 12 minuta më pas, Tahiraj shfrytëzon një kundërsulm të skuadrës së tij dhe fiton duelin me mbrojtjen vendase, duke e mposhtur edhe portierin vendas dhe duke përshëndetur rrjetën.

Skuadra e dy shqiptarëve ka gjetur edhe një gol të 3-të në fund të kohës së rregullt dhe ka marrë 3 pikët që ngjisin në vendin e 6-të të renditjes, me pikë të barabarta, 21, me Domzhalen e vendit të 5-të.

Ky ishte goli i 5-të për Tahirajn në këtë sezon të nivelit më të lartë të kampionatit slloven të futbollit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh