AlbanianSport.com 02/02/2020 21:55
ASNN – Shënon gol, por edhe ndëshkohet me karton të kuq në fitoren 2-1 në fushën e Pratit. Rei Manaj nuk ka humbur kohë të shndërrohet në protagonist në të mirë, por edhe në të keq, i ekipit të dytë të katalanëve, që militon në nivelin e 3-të të Kampionatit Spanjoll të Futbollit. Lushnjari ka qenë protagonist në 45 minutat e para të fitores në fushë të huaj, 2-1 ndaj Pratit, duke shënuar golin e epërsisë, por edhe duke dalë nga loja me karton të kuq.
Atij mund të mos i jetë dhënë mundësia për të debutuar me ekipin e parë të Barcelonës, por Rei Manaj nuk ka humbur kohë të shndërrohet në protagonist në të mirë, por edhe në të keq i ekipit të dytë të katalanëve, që militon në nivelin e 3-të të Kampionatit Spanjoll të Futbollit. Lushnjari ka qenë protagonist në 45 minutat e para të fitores në fushë të huaj, 2-1 ndaj Pratit, duke shënuar golin e epërsisë, por edhe duke dalë nga loja me karton të kuq.
Në fakt, 23-vjeçari është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, duke e kaluar Barcelonën B në epërsi në minutën e 29-të. Por vetëm minuta më pas, në një përplasje me kundërshtarin, ai është ndëshkuar me karton të verdhë. Dhe, në minutën e 4-t shtesë të pjesës së parë, një tjetër përplasje, sërish e panevojshme me kundërshtarin, kanë bërë që futbollisti kuqezi të ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë në më pak se një çerek ore lojë dhe të dalë nga fusha me karton të kuq.
Kjo për pak sa i ka kushtuar fitoren Barcelonës B, pasi Manuel Raijo do të barazojë shifrat për vendasit në minutën e 77-të dhe vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt, Konrad de la Fuente do të gjente golin e fitores për skuadrën katalane.