AlbanianSport.com 22/01/2024 22:35
ASNN – Sulmuesi i Shqipërisë, Mirlind Daku ka shënuar një gol në miqësoren që skuadra ruse, Rubini i Kazanit e fitoi 5-2 ndaj skuadrës serbe, Napredakut. Daku shënoi golin e 3-të për të fiksuar shifrat në 3-2 në minutën e 59-të të ndeshjes miqësore që u zhvillua të hënën, teksa realizoi nga afër.
Daku kontribuoi edhe për golin e dytë të shënuar në minutën e 53-të, pasi ishte Kasra Taheri ai realizoi pas topit të kthyer nga shtylla e goditur nga sulmuesi kuqezi. Kështu, Rubini i Kazanit ka korrur një fitore në miqësoren ndaj skuadrës serbe, Napredakut të Krushevaçit.
Ndeshja u zhvillua në Turqi, atje ku skuadra ruse po kryen fazën përgatitore. Mirlind Daku po vazhdon të tregojë formë të mirë në këtë fazë përgatitore, teksa sot ishte autor i një goli. Sulmuesi gjilanas shënoi në minutën e 59-të, për t’ia dhënë epërsinë e parë në ndeshjen skuadrës së tij.
Даку! Забивает Мирлинд после неразберихи у ворот сербской команды 🔥
Выходим вперёд в матче 💪🏻#РубинНапредак 3️⃣:2️⃣ pic.twitter.com/TTeqkWRlOz
— «Рубин» Казань (@fcrk) January 22, 2024