(Video) Legjionarët / Mediat italiane: Hysaj, dëmtimi nuk është serioz

Share Button

AlbanianSport.com 02/04/2019 16:35

ASNN – Është stërvitur i diferencuar, por mbrojtësi kuqezi pritet të kthehet shpejt në fushën e blertë. Asgjë serioze nga dëmtimi i Hysajt, në dyshim vetëm për ndeshjen e radhës. Napoli luajti të dielën kundër Romës, të cilën e mundi me rezultatin 4-1, duke “betonuar” në një farë mase vendin e dytë në renditjen e Serisë A. Në këtë ndeshje u dëmtua mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, i cili u detyrua të zëvendësohej në minutën e 68-të nga Malkuit.

Pas ndeshjes trajneri Ançeloti tha se Hysaj nuk kishte ndonjë shqetësim serioz, por kjo kishte ardhur nga angazhimi që ai ka pasur në ndeshjet e skuadrës kombëtare të Shqipërisë. Në fakt, “Corriere dello Sport” shkruan se Hysaj ka një tërheqje të lehtë muskulare, por pa probleme për vazhdimësinë dhe se mund të mungojë në ndeshjen e radhës por nuk paraqet probleme për vazhdimësinë.

Ndërkohë, të hënën në mbrëmje mediat sportive online në Itali shkruajnë se Hysaj është stërvitur i diferencuar, më saktë ka bërë fizioterapi dhe nuk është stërvitur me grupin. Pikërisht kjo situatë ka nxitur spekulimet për gjendjen e Hysajt, por bashkë me të i diferencuar ka qenë edhe belgu Drajs Mertens. Sidoqoftë, për sa kohë mjekët nuk kanë dhënë detaje të hollësishme, por janë mjaftuar me shprehjen “asgjë serioze”, tregon qartë se Hysaj nuk ka një dëmtim që e penalizon në planin afatgjatë.

Shkodrani me shumë gjasë do të mungojë në ndeshjen e radhës në fundjavë, por ai pritet të kthehet në duelin e javës së ardhshme, për të qenë sërish protagonist me Napolin e tij. Në ndeshjen kundër Romës, Ançeloti i kishte besuar rolin e titullarit në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe kjo ishte domethënëse për kapitenin e përfaqësueses kuqezi, që rezultoi i pafat në këtë përballje.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh